Tregtia përfshin transferimin e mallrave ose shërbimeve nga një person ose njësi në një tjetër, shpesh në këmbim të parave. Një sistem apo rrjet që lejon tregtinë quhet një treg,Tregtia është një lloj aktiviteti ekonomik që kryehet nga individë apo entitete të tjera organizative më komplekse, dhe që merret me shitblerjen dhe shpërndarjen e prodhimeve të ndryshme me qëllim të furnizimit të popullsisë. Tregëtia merret me shitjen e prodhimeve tepricë, përkatësisht me blerjen e prodhimeve që mungojnë. Që në lashtësi tregtia është bere mall me mall por me kalimin e viteve u bë mall me monedha.
|